Lajme

Kaq para ka në bankë deputeti Haxhi Shala

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 07 August 2020

Agjencia kundër Korrupsionit ka publikuar pasuritë e zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga AAK-ja, Haxhi Shala pasuri të paluajtshme ka deklaruar një tokë të përbashkët familjare në vlerë prej 30 mijë euro dhe të blerë një banesë në vlerë prej 30 mijë euro.

Shala ka deklaruar aksione në dy shoqëri komerciale, Altro SHPK dhe “Ylli Mineral”, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Para të gatshme në banka Shala ka deklaruar 6 mijë euro në bankën Raiffaisen, 3 mijë e 600 euro në bankën TEB dhe 300 euro në Pro Credit Bank.

Të hyra vjetore deputeti i AAK-së ka 1 mijë e 488 euro nga paga si deputet dhe 40 nga mëditjet e seancat e Kuvendit.

Përveç këtyre Shala ka deklaruar edhe pensionin të TMK-së prej 312 euro./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera