Sport

Kaq para i ka gati Baseli për Edon Zhegrovën

Autori: Gazeta inFokus 22:18 | 10 December 2019

Baseli ka në huazim Edon Zhegrovën nga klubi belg Genk, por është duke menduar që të blejë.

Futbollisti nga Kosova u transferua në afatin kalimtar dimëror te Baseli në formë huazimi për një vit e gjysmë, dhe pas një fillimi të dobët, tashmë Zhegrova e ka zënë vendin e tij në formacionin titullar te Marcel Koller.

Siç raportojnë mediat zvicerane, Zhegrova mund të mbetet në Basel në baza të përhershme për shkak të aftësive të tij të jashtëzakonshëm në sulm.

-Advertisement-

Sipas ‘Sontag Blick’, Baseli mund ta blejë Zhegrovën për shumën e 3.5 milionë euro.

Këtë edicion në Superligën zvicerane, Zhegrova është paraqitur në nëntë ndeshje duke shënuar dy gola dhe duke dhuruar dy asistime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera