Rozë

Kaq para fitoi Rita Ora për një vit

Autori: Gazeta inFokus 22:36 | 15 May 2019

Rita Ora ka arritur që të hy në listën e muzikantëve të rinj që kanë fituar më së shumti para – pavarësisht se ka lansuar vetëm një album

Këngëtarja e “Anyëhere” (27), ka fituar 20 milionë dollarë, sipas shifrave të reja të përmbledhura për më shumë se një vit nga “The Sunday Times Rich List”.

Ora, e cila sivjet pritet që të sjell albumin e saj të dytë, është në vendin e 11 në listën e muzikantëve milionerë britanik.

-Advertisement-

Sipas këtij shkrimi, aktorja ka arritur që të fitojë më së shumti pas paraqitjes së saj në filmin “Fifty Shades Freed”, si dhe nga kontratat e mëdha që pati me me Adidas dhe DKNY.

Listës së këngëtarëve më të famshëm i prin për të dytin vit me radhë Adele, e cila në total më 140 milionë funte.

Kujtojmë se Rita Ora në total ka një pasuri prej 49 milionë dollarëve që ka fituar brenda 8 viteve karrierë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera