Kaq para do të shpenzojë Kosova për vaksinën antiCOVID
Autori: H. Smajli 13:08 | 05 January 2021
Afro 40 milionë euro, janë paraparë në buxhetin e shtetit për vitin 2021, që sipas nevojës të blihen vaksina antiCOVID, ani pse 360 mijë vaksinat e para do të jenë falas për Kosovën.
E përveç vaksinave kjo shumë do të përdoret edhe për nevoja të tjera për COVID-19, shkruan Gazeta inFokus.
Këtë për Gazetën inFokus e kanë konfirmuar nga zyra për informim e Ministrisë së Shëndetësisë, sipas të cilëve qytetarët për fillimin e vaksinimit duhet të presin deri në mes të muajit shkurt, koha kur edhe do të arrijnë 360 mijë vaksinat e para.
“Kosova, ka siguruar buxhet prej 40 milionë eurove (ne kuadër te buxhetit 2021) për vaksinat qe do t’i blejë vet dhe nevojat për COVID-19, kështu që çdo vaksine qe do t’u jepet qytetareve të Kosovës, do te jetë falas.”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.
Sasia e vaksinave të cilat fillimisht do të vijnë në Kosovë është 360 mijë mirëpo më vonë sipas nevojës mund të arrijë në 800 mijë apo edhe 1 milionë e 200 mijë.
“Vaksinat e para pritet të arrijnë ne mes te muajit shkurt, por ka gjasa qe sasi te caktuara të arrijnë edhe më herët, të siguruara përmes rrugëve të tjera. Për fillim 360 000 , por numri mund te rritet deri ne 800 000 apo edhe 1.200.000”, thuhet në përgjigjen e MSh-së për inFokus.
Kujtojmë se nga COVID-19 në Kosovë kanë humbur jetën 1 mijë e 351 persona.
Ndërsa deri më tani nga virusi COVID-19, janë prekur, 52 mijë e 134 qytetarë, e raste aktualisht aktive janë edhe 7 mijë e 835 raste./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Vazhdon përkrahja e fuqishme për Lahi Brahimajn
Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK'së, Lahi Brahim...
-
Zhduket 15-vjeçarja nga Prizreni, familja kërkon ndihmë për gjetjen e saj
15-vjeçarja, Gentijana Mustafa nga Prizreni është zhdukur që 4 ditë, shkruan ...
-
Biden dhe Putin zhvillojnë bisedë telefonike
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka zhvilluar një bisedë telefo...
-
Gjoshi (PDK): VV-në e mundim në zgjedhje me apo pa Albin Kurtin në listë
Betim Gjoshi nga PDK-ja që ka qenë edhe anëtar i KQZ-së ka thënë se vendimi i...
-
Beogradi më konsideron kriminel, Donika Gërvalla është koritë me mua
Ish-shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)...
-
Fytyra e Kurtit edhe në ambalazh të birrave
Në njërën nga marketet në Kosovë, në mesin e pijeve të tjera, është radhitur ...
-
Kusari-Lila: Valdete Daka duhet të ketë përgjegjësi kur flet
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar ndaj fyerjeve e ofend...
-
Daut Haradinaj: I padrejtë mohimi ndaj Kurtit per kandidim, PZAP gaboi në rastin e Dreshajt
Ish-shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)...
-
Pallaska: Albin Kurti me ambicie është i njëjtë me Enver Hoxhën
Avokati i njohur, Dastid Pallaska, ka folur për Vetëvendosjen dhe moscertifik...
-
Shoqata e historianëve në Deçan i reagon ambasadorit amerikan Philip Kosnett
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan ka reaguar pas OP-...
-
Ndërron jetë avokati Bajram Kadriu
Ka ndërruar jetë avokati i njohur kosovar, Bajram Kadriu. Një gjë të tillë...
-
Policia holandeze arreston mbi 180 persona, në natën e tretë të dhunës
Policia holandeze ka arrestuar më shumë se 180 persona gjatë natës së tretë t...