Lajme

Kaq para do të marrin gastronomet nga Qeveria Kurti

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 21 April 2021

Është duke u mbajtur mbledhja e Qeverisë së Kosovë, shkruan Gazeta infokus.

Në këtë mbledhje është miratuar pika e shtatë e rendit të ditës, lidhur me masat për zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike për vitin 2021.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se vlera që do ju ndahet gastronomeve kap vlerën e 6 milionëve.

-Advertisement-

“Përmes këtij vendimi bëhet ndarja e mjeteve buxhetore në vlerë totale prej 6 milionë eurove, për subvencionimit e pagave dhe qirave të cilat janë afektuar drejtë për së drejti nga disa prej masave resprektive të vendosura për periudhën 7 prill 2021 deri 18 prill 2021. Vendimi ka për qëllim të subvencionojë shpenzimet bazë të bizneseve sikurse janë pagat dhe qiratë deri në 50 perqind”, ka thënë Murati. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera