Kaq para do të kushtojnë zgjedhjet në veri
Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 16 April 2019
Buxhetit të shtetit organizimi i zgjedhjeve në veri do t’i kushtojë 471 mijë euro.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka planifikuar që për raundin e parë të shpenzohen 315 mijë euro, ndërsa për raundin e dytë 156 mijë euro.
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së i tha Ekonomia Online, se ky institucion tashmë ka miratuar planin e buxhetit për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat në veri të vendit.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tashmë ka miratuar planin e buxhetit për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto komuna, shuma e mjeteve të planifikuar është 471 mijë euro dhe në përputhje me obligimet ligjore KQZ-ja ka planifikuar buxhetin për dy raundet, në raundin e parë janë planifikuar 315 mijë euro, ndërsa në raundin e dytë janë 156 mijë euro”, tha Elezi.
Elezi ka sqaruar se këto janë vetëm mjete të planifikuara, duke shtura se nëse ato nuk shpenzohen do t’i kthen buxhetit të shtetit.
“Këto janë vetëm planifikime duhet të presim përfundimin e gjithë procesit zgjedhor për të ditur koston e saktë të zgjedhjeve. Pas përfundimit mjetet e pashpenzuara do të kthehen në buxhetin e shtetit”, tha ai.
Zëdhënësi i KQZ-së tha se kërkesën për buxhet e kanë dorëzuar në Qeveri. Ai thotë se KQZ-ja nuk ka buxhet rezervë, prandaj edhe presin miratimin e Qeverisë.
“Duke ditë se ky nuk është vit zgjedhor dhe janë zgjedhje të jashtëzakonshme d.m.th këto zgjedhje nuk janë të planifikuara, KQZ-ja nuk ka buxhet për zgjedhje, prandaj kërkesën buxhetore e kemi përcjell për në Qeveri. Duke u mbështet në praktikat e kaluara kërkesat e tilla janë mbështet gjithnjë nga Qeveria e Kosovës”.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcjell siç e do rendi kërkesën buxhetore në Qeveri, presim gjatë këtyre ditëve Qeveria të jap një përgjigje lidhur me këto kërkesa, çdo herë kërkesat e KQZ-së janë mbështet nga ana e Qeverisë”, shtoi Elezi.
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të drejtë vote kanë 58 520 votues, me dallim prej 1 507 votues më shumë, në krahasim me Zgjedhjet e Lokale të datës 22 tetor 2017.
Të drejtë vote në Mitrovicën veriore kanë 22 242 persona; në Leposaviq 18 390 persona në Zveçan 9.276 persona dhe në Zubin Potok 8 612 persona kanë të drejtë vote.
Afatin për aplikim për certifikim të subjekteve politike, ka filluar më 9 prill dhe përfundon më 18 prill.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shpallur zgjedhjet për katër komunat veriore të Kosovës: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore pas dorëheqjes së kryetarëve atje shkaku i taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.
Të tjera
-
Kur do t’i hiqen Kosovës masat e vendosura nga BE-ja
Bashkimi Evropian nuk ka treguar shenja konkrete se Kosovës do t’i hiqen masa...
-
Nga VV-ja thonë se nuk ka nevojë për raporte shtesë: BE-ja t’i heq masat ndaj Kosovës
Njërin nga kushtet që e kishte Kosova që Bashkimi Evropian t’ia heq masat ndë...
-
Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen
sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes. A...
-
Sot mbahen zgjedhjet për president në Maqedoni të Veriut, në garë shtatë kandidatë
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot nga ora 7 deri në 19 do të...
-
Rohde: Për t’u anëtarësuar në KiE, Kosova duhet të bëjë “hapa të prekshëm” për Asociacionin
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova duhet të bë...
-
Ja emrat e dekanëve të rinj të Universitetit të Prishtinës
Dje, në Universitetin e Prishtinës, është zhvilluar procesi i zgjedhjes së de...
-
Kurti: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka thënë se në bisedën e sotme telefon...
-
U kërcënua se mbështeti Kosovën në KiE, i ofrohet mbrojtje policore deputetit boshnjak
Policia e Bosnje dhe Hercegovinës, i ka ndarë mbrojtje të afërt deputetit, Sa...
-
Mot me diell dhe vranë, temperaturat shënojnë rritje
Për të mërkurën në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe interval...
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...