Lajme

Kaq pacientë me covid-19 janë të shtrirë në spitalet e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 14 January 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se bazuar në raportet e datës 14 janar 2021 nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 36 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 25 të tjerë post-Covid-19.

Me oksigjenoterapi janë 25 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive 1 pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

-Advertisement-

Klinika Infektive, 13 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 21 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacient

Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë

Spitali i Prizrenit, 6 pacientë

Spitali i Pejës, 7 pacientë

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 3 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera