Lajme

Kaq ndërtesa dhe banesa janë ndërtuar në Maqedoni në vitin 2016

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 05 June 2017

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), në vitin 2016, pronarë individual kanë kryer ndërtime me vlerë prej 10.060.148 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë këtij viti janë ndërtuar 2153 objekte, si edhe janë përfunduar 2709 banesa, me një sipërfaqe përfundimtare prej 305.108 metër katror. 120 banesa janë shtëpi pushimi dhe kanë një sipërfaqe prej 10.816 metër katror.

Hapësira mesatare e shfrytëzimit të banesave është 112.6 metër katror. Sipas rajoneve, më së shumti është ndërtuar në Shkup, pastaj në Pollog, rajonin jugperëndimor, e kshtu me radhë./Telegrafi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera