Lajme

Kaq kohë ka Albin Kurti që të ankohet në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP’së

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 26 January 2021

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë pjesërisht ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Jashtë listës ka mbetur edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti.

Kurti, ka 24 orë kohë që të dorzojë ankesën ndaj këtij vendimi  në Gjykatën Supreme.

-Advertisement-

“Ndaj këtyre vendimeve të PZAP-it palët mund të parashtrojnë ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës në afate prej 24 orëve nga momenti i pranimit të vendimit të PZAP-it nga pala. Ndërsa Afati për shqyrtimin dhe vendosjen e këtyre ankesave nga Gjykata Supreme e Kosovës është 72 orë nga momenti i dorëzimit të këtyre ankesave nga palët në Gjykatën Supreme të Kosovës”,  thuhet në vendim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera