Lajme

Kaq ka kushtuar xhaketa e Putinit të cilën e kishte veshur sot në tubimin e mbajtur në Moskë

Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 18 March 2022

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin  sot kishte veshur xhaketë në vlerën e 11 mijë eurove në kohën kur qytetarët e vendit të tij po vuajnë pasojat e sanksioneve të perëndimit.

Udhëheqësi i Kremlinit edhe këtë herë kritikoi Perëndimin, por kishte zgjedhur një brend perëndimor për veshjen e tij.

69 vjeçari kishte zgjedhur një xhaketa Loro Piana me vlerën e 1.5 milionë rublave ruse, ekuivalente me 11 mijë euro.

-Advertisement-

Presidenti rus Vladimir Putin iu drejtua dhjetëra mijëra rusëve, të grumbulluar në stadiumin Luzhniki të Moskës, në një tubim që festonte tetë vjetorin e aneksimit të Krimesë.


Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera