Lajme

Kaq i pasur është Dardan Molliqaj

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 15 December 2019

Shpend Ahmeti dha dorëheqje e në vend të tij në krye të PSD-së erdhi Dardan Molliqaj.

E kryetari i sapo-zgjedhur i kësaj partie, në Agjencinë Kundër Korrupsion kishte deklaruar edhe pasurinë e tij, në vitin 2019, shkruan gazeta inFokus.

Sipas të dhënave, Molliqaj jeton me qera.

-Advertisement-

Por, në bazë të deklarimit të pasurisë, në pronësi të prindit të Dardan Molliqajt ëhstë edhe një shtëpi prej 250 metrash katror me vlerë 60 mijë euro dhe me prejardhje nga kursimet.

Ndërsa figuron edhe 45 ari truall e trashëguar në vlerë prej 45 mijë eurosh, shkruan gazeta inFokus.

Vetura e Dardan Molliqajt është e tipit “Alfa Romeo” me vlerë 4 mijë euro që thotë se e bleu nga kursimet e pagës.

Në bankë, Molliqaj pati dkelaruar se i posedon 10 mijë e 233 euro të gatshme.

Ndërsa, nga të hyrat vjetore, Molliqaj ka deklaruar pagën si deputet në vlerë prej 2 mijë e 17 euro e 97 cent, të hyrat e prindit prej 2 mijë e 40 euro nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe se nga mëditjet në Kuvend ka deklaruar që i ka marrë 363 euro.

Dardan Molliqaj atë kohë ka deklaruar se ka mbajtur pozitat zyrtare: Deputet i Kuvendit të Kosovës, anëtar i Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa dhe anëtar i Kryesisë në Partinë Socialdemokrate (PSD)./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera