Kaq është siguria e kursimeve pensionale në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 14 March 2019
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, gjatë vitit 2018, ka shënuar rënie të performacës prej 5.2 për qind, çka ka ndikuar që humbjet të shkojnë deri në 84.7 milionë euro.
Bilanci negativ gjatë vitit 2018 ka prekur të gjitha llogaritë e kontribut-paguesve.
Shumë nga kontribut-paguesit e kishin kuptuar se kanë humbur nga kursimet e tyre gjatë vitit të kaluar, vetëm kur në adresat e tyre ka arritur pasqyra e llogarisë.
Blerta është një qytetare nga Prishtina, e cila tregon se në pasqyrën që ka pranuar nga Fondi ka vërejtur se në llogarinë e saj janë në gjendjen minus, më shumë se 700 euro.
“Nuk po e kuptoj mënyrën e humbjeve të parave të mia, por është vlerë shumë e lartë. Madje tashmë po dyshoj në sigurinë e parave pasi që deri në moshën e pensionit çfarë do të ndodh me llogarinë time në trustin e kursimeve?”, thotë ajo.
Të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, zyrtarë të Trustit të Pensioneve nuk kanë qenë të gatshëm të japin ndonjë përgjigje lidhur më humbjet apo edhe rikuperimin e investimeve.
Por, në faqen zyrtare të këtij institucioni, thuhet se në dy muajt e parë të këtij viti, kthimi bruto nga investimet ka shkuar rreth 90 milionë euro.
Kjo shifër, besohet se ka kompensuar plotësisht apo edhe ka tejkaluar rënien e vlerës së investimeve gjatë tre muajve të fundit të vitit 2018.
Edhe ekspertë të çështjeve financiare, thonë se mjetet e qytetarëve mund të rikuperohen, por shqetësuese, sipas tyre, mbetet fakti që kursimet e kontribut -paguesve vazhdojnë të mbahen në tregje të ndryshme ndërkombëtare.
Mjetet e Fondit të Kursimeve janë të investuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të ndryshme të Evropës.
Mejdi Bektashi, profesor në Universitetin e Prishtinës tha për Radion Evropa e Lirë se Fondi i Kursimeve duhet të jetë më i kujdesshëm në investimet e kontribut-paguesve të qytetarëve të Kosovës.
“E njëjta mund të rikuperohet, kjo humbje në tre mujorët e ardhshëm mund të rikthen në llogari mjetet e humbura me rritjen e vlerës së investimeve të Trustit. Por, do të ishte mirë që Trusti të zgjedh kompani me risk më të ulët, me qëllim që në të ardhmen mos të përsëritet tre mujori i fundit i vitit 2018”, thotë Bektashi.
Ai vlerëson se duhet të bëhen ndryshime në ligjet aktuale në mënyrë që mjetet e trustit më shumë të investohen në tregun e Republikës se Kosovës, ku beson se siguria nga humbjet do të jetë shumë më e vogël se sa në tregjet evropiane apo amerikane.
“Jam ithtar i asaj që këto ndryshime të bëhen sa më shpejtë. Jo ndoshta të gjitha mjetet, një pjesë ose gjysma e shumës së përgjithshme mund të mbesin në tregjet e huaja, por gjysma e këtyre mjeteve duhet të investohen në Republikën e Kosovës me vendime të organeve shtetërore me qëllim që të rritet oferta e parasë në Republikën e Kosovës”.
“Gjithashtu besoj se mundësitë e humbjes në tregun vendor do të jenë shumë më të vogla, kurse përfitimet nga përdorimi i parave të të punësuarve në sektorin publik dhe privat do të sjellin të ardhura, përfitime më të mëdha sesa në tregjet e jashtme. Automatikisht do të ndikohet edhe në uljen e normave të interesit në bankat komerciale”, thotë Bektashi.
Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës aktualisht menaxhon me rreth 1.8 miliard euro me rreth 600 mijë kontribuues.
Të gjithë të punësuarit (e regjistruar) në Kosovë paguajnë 10 për qind kontribute pensionale nga paga e tyre, përkatësisht pesë për qind paguan punëdhënësi, kurse pesë për qind nga paga e të punësuarit.
Kursimet pensionale mund të përdoren nga kontribuesi vetëm pasi t’i përmbushë kriteret për pension.
Të tjera
-
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe zëvendëspresidentja për Evropë dhe A...
-
200-vjetori i ndarjes nga jeta i poetit anglez, Lord Bajron
200 vjet më parë ndahej nga jeta poeti romantik anglez, Xhorxh Gordon Bajron ...
-
Nisin punimet për zgjerimin e rrugës Kijevë – Dollc, Kurti: I kemi shpëtuar 150 milionë euro
Sot kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Dollc. Në c...
-
Ushtrimet serbe në kufi, Kurti: Serbia paraqet kërcenim për Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke komentuar ushtrimet e ushtrisë serbe...
-
Kurti: Bandat fashiste nuk mund të hyjnë në zyrat e kryetarëve
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth procesit të referndumit që...
-
Arrestohet personi i kërkuar, i dënuar me tri vite burgim
Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore m...
-
Alejtin Berisha, presidenti i UNI – Universum International College, folës në të njejtën konferencë me Bill Gates dhe Sam Altman
Presidenti i UNI powered by Arizona State University, Alejtin Berisha, ishte ...
-
Sülmoi se*sualisht një grua, arrestohet burri në Malishevë
Një burrë është arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se ka sulmuar seksualish...
-
Vazhdojnë telashet me paratë e rrejshme, një person në Prizren ankohet në polici
Një person në Prizren, ka raportuar në polici se disa persona kanë dorëzuar k...
-
Shkollat e kryeqytetit me ligjëratë sensibilizuese ndaj dhunës në familje
Ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e ciklit të mesëm të ultë dhe të m...
-
Rreth 400 ndërmarrje të vogla dhe të mesme priten të përfitojnë grante
Sot përfundon afati për aplikim për grante për ndërmarrjet mikro të vogla dhe...
-
Plicia gjen ārmë në veri të Mitrovicës
Njësiti policor gjatë patrullimit janë hasur dhe konfiskuar 36 gëzhoja të arm...