Lajme

Kaq është numri i qytetarëve që kanë nënshkruar peticionin për tërheqjen e Trustit

Autori: Islam Morina 21:00 | 28 June 2022

Një peticion ka nisur të nënshkruhet në ttërë Kosovën për të kërkuar lejimin e tërheqjes së mjeteve të Trustit.

Në një prononcim për Gazetën Infokus, iniciuesi i këtij peticioni Adnan Jashari ka thënë se deri tash peticioni është nënshkruar nga më shumë se 8,500 qytetarë në tërë vendin, shkruan Gazeta infokus.

“Deri tash peticioni për Tërheqjen e mjeteve nga Trusti është nënshkruar nga më shumë se 8500 qytetarë, por se ky aksion do të vazhdojë deri pasditën e ditës së premte, pra deri në fund të kësaj jave”, ka thënë Jashari për Gazetën Infokus.

-Advertisement-

Ndërkaq Jashari tha se vetëm në Prishtinë, ky peticion është nënshkruar nga më shumë se 3,200 qytetarë, vetëm dje dhe sot.

Nënshkrimi i këtij peticioni ka filluar më datë 25 qershor fillimisht në Fushë Kosovë dhe është i shtrirë në shumicën e qytetave të Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera