Lajme

Kaq është numri i afganëve që janë duke u strehuar në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 25 November 2021

Aktualisht në Kosovë janë duke u strehuar 650 afganë.

Këtë e bëri të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi që bëri me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Duke folur për strehimin e qytetarëve afganë, kryeministri Kurti tha se kemi pranuar 1.341 refugjatë, por aktualisht në Kosovë janë 650 afganë, sepse 691 tashmë janë larguar për në vende të tjera.

-Advertisement-

Ndryshe, Kosova, në muajin gusht pati pranuar grupin e parë të refugjatëve afganë. Ky strehim është bërë me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera