Lajme

Kaq do të kushtojnë biletat në Lojërat Olimpike në Paris të vitit 2024

Autori: Ermirë Berisha 17:09 | 16 August 2022

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka njoftuar se çmimet e biletave për lojërat olimpike në Paris do të jenë duke filluar nga 24 euro deri në 330 euro, shkruan Gazeta inFokus.

“Çmimi më i lirë i tyre, rreth 1 milion sish, do të jetë 24 euro. Gjysma e biletave do të kushtojnë 50 euro ose më pak, ndërsa të tjerat rreth 100, 200 dhe 300 euro. Për garat e xhudos, një biletë do të kushtojë prej 90 – 330 euro”, ka njoftuar KOK-u.

Gjithashtu është bërë e ditur se garat do fillojnë nga data 26 korrik të vitit 2024 deri më 11 gusht.

-Advertisement-

“Për shkak të orarit të ngjeshur garat në disa sporte do të nisin më 24 korrik, kurse medaljet e para do të ndahen më 27 korrik, kur do të zhvillohen sportet si: xhudo, çiklizmi, skerma, zhytja, ragbi, shigjetaria, noti dhe skejtboarding”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera