Fokus

Kaq do të kushtojë këtë vit zbukurimi i Prizrenit për festat e fundvitit

Autori: Samire Jaha 09:06 | 05 December 2022

Muaji dhjetor si çdo herë jo vetëm tek ne por në secilin vend pritet me gëzim e me plotë zbukurime të ndryshme për festat e fundvitit, shkruan Gazeta Infokus.

E këto zbukurime kryetarit të komunës së qytetit të Prizrenit, Shaqir Totaj, këtë vit do të i kushtojnë hiq më pak se 36 mijë euro.

Pamjet ndriçuese kudo nëpër qytet e që do të i lënë në kujtesë qytetarëve një përfundim sa më të mirë të motmoteve do ta bëjë kompania “Multi Business Group SH.P.K”.

-Advertisement-

Kështu është bërë e ditur në faqen e Komisionit Rregullativ i Prokurorimit Publik.

Ndryshe në kryeqytet shuma për dekorimin e Prishtinës, këtë vit do të kushtojë 2 mijë euro më shumë se vitin e kaluar.

I pari i Prishtinës, Përparim Rama ka ndarë buxhet 70 mijë euro për të bëë një qytet sa më ndriques e sa më festiv./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera