Kaq do të kushtojë hekurudha Durrës – Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus
14:23 | 21 July 2022
Kuvendi i Kosovës miratoi të enjten Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit për studimin e fizibilitetit dhe projekt-idesë për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, gjatë seancës së 21 korrikut bëri të ditur se kostoja totale për realizmin e studimit të fizibilitetit dhe projekt-idesë për ndërtimin e linjës hekurudhore parashihet të jetë mbi 1.9 milionë euro.
Për këtë projekt, ministri Aliu tha se nga buxheti i Kosovës do të ndahen 980 mijë euro, ndërkaq nga buxheti i Shqipërisë do të ndahen 1 milion euro.
“Aktualisht jemi në një fazë që mund të realizojmë projektin dhe të hapim mundësinë e krijimit të kësaj linje, e cila pastaj mund të shoqërohet me shumë projekte tjera që do të mundësonin qarkullimin e mallrave nga Porti i Durrësit në gjithë regjionin e Ballkanit Perëndimor, e që Prishtina do të ishte qendër e kryesore e shpërndarjes së këtyre mallrave”, tha Aliu.
Realizmi i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë do të mundësonte nisjen e projektit tjetër që është ndërtimi i dy porteve të reja tregtare: Porto Romano në Durrës dhe Porti i Thatë në Prishtinë.
Ky projekt ishte prezantuar në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e cila është mbajtur më 20 qershor në Prishtinë.
Sipas prezantimit të bërë nga Eric Smit, drejtor i kompanisë holandeze “Royal Haskoning”, e cila ka bërë projektin, Porti i Thatë në Prishtinë do të shfrytëzohej për zhdoganimin e mallrave, gjë që do ta lehtësonte pastaj ngarkesën në portin detar të Durrësit.
Projekti i investimit në Porto Romano llogaritet se do të ketë ndikim pozitiv në bruto prodhimin e brendshëm të Shqipërisë, nga 3 për qind deri në 6 për qind, ndërsa për Kosovën ende nuk ka një përllogaritje të saktë./rel
Të tjera
-
Ish deputetja e LDK-së: Albini, po “vdes” nga meraku të bëhet një “Zelensky”, por Kosovës nuk i duhet të bëhet Ukrainë
Ish deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Melihate Tërmkolli ka folur pë...
-
Zyrtari i PDK-së: Presidenti serb “qyqan”, Kurti “drague”
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, u ka bërë një analizë deklaratave të Kry...
-
Familja Dehari kërkon përjashtimin e prokurorit nga rasti
Familja Dehari të premten ka kërkuar përjashtimin e prokurorit të Prokurorisë...
-
Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, znj. Tammy Ziv dje vizitoj Komunën e...
-
E rëndë: Nga mungesa e reshjeve po ngordhin peshqit në lumin e Kamenicës
Fotografi i njohur kosovar, Arian Mavriqi në llogarinë e tij në Facebook ka p...
-
Një i vdekur e mbi 800 raste me koronavirus sot në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë regjistruar 860 raste pozitive. N...
-
Kosovarja nga Gjermania: Kush rri në Kosovë le të punojë se do vijnë ditë të mira – unë do të kthehem
Kosovarja në Gjermani, Lendita Musliu, e cila është kandidate për Landin e Ba...
-
Haradinaj: Nuk mund ta quajmë ‘të drejtë njerëzore’ një imponim të prindit ndaj vajzës së mitur për të bartë shaminë
Ish-kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj, ka shprehur opinionin e saj rr...
-
Abdixhiku për shaminë: S’përfshihem në tema irelevante që i prodhon Kurti për ta mbuluar paaftësinë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, s’ka dashur të komentojë mbi çështjen e h...
-
Kamerat e sigurisë kapin një aksident të tmerrshëm në Prishtinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në Prishtinë. Siç shihet në pamjet e publi...
-
Sa të rënda mund të jenë simptomat në rast të riinfektimit me koronavirus?
Më shumë se dy vjet pas rastit të parë me COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar, ...
-
Shtetasi i Shqipërisë arrestohet në aeroportin e Prishtinës, tentoj të korruptonte policët me 10 euro
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Shqipërisë, është arrestuar të...