Lajme

Kaq ditë paraburgim për serbin e arrestuar në Kosovë, i kërkuar nga INTERPOLI

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 28 April 2021

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar 40 ditë paraburgim kundër të pandehurit A.R., bazuar edhe në fletë arrestin ndërkombëtar të lëshuar nga shteti i Zvicrës dhe kërkesës për arrestimin dhe ekstradimin e të njëjtit, për shkak të veprës penale Grabitje e armatosur të një banke nga neni 140 te Kodit Penal te Zvicrës.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.R.. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 40 (katër dhjetë ditëve) , në bazë të nenit 187 par 1 nen par. 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 të KPPK-së.

Gjykata ka konstatuar se masat tjera janë të pa mjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale, ngase në bazë të të gjitha rrethanave prezente ekziston rreziku i ikjes me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe për ketë Shteti Zviceran përmes INTERPOLIT ka parashtruar Flet arrest ndërkombëtar për arrestimin e A.R., kështu që nëse i njëjti do të gjendet në liri do të arratiset dhe në këtë mënyrë do të pamundësonte procedurën e ekstradimin nga shteti kërkues”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Të tjera