Lajme

Kaq deputetë marrin partitë politike

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 03 March 2021

Numërimi i votave të diasporës është duke shkuar drejtë fundit.

Deri më tani janë numëruar mbi 60% të tyre, shkruan Gazeta Infokus.

Eugen Cakollli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka bërë një status në llogarinë e tij në facebook ku ka treguar se në bazë të votave të numëruar sa deputetë mund të arrijnë secila nga partitë.

-Advertisement-

Sipas këtyre të dhënave Lëvizja Vetëvendosje do të arrijë të sigurojë 58 deputetë në Kuvend, derisa PDK 18.

Lidhja Demokratike do të sigurojë 15 ulëse, e AAK do të ketë 8 ulëse.

Më shumë se AAK –ja do të ketë Lisa Serbe, e cila bë bazë të rezultateve ka arritur të ketë 10 deputetë.

Më poshtë gjeni statusin e  Eugen Cakollit./Gazeta Infokus/

 

Sipas rezultateve dhe votave të deritanishme, përfshirë votat e rregullta, votat me kusht, si dhe rreth 60% të votave me postë, rezultati përfundimtar – me një marzhë të vogël të lëvizjes/gabimit – mund të jetë si vijon:
LVV – 49.9% – rreth 437 mijë vota 58 ulëse
PDK – 16.7% – rreth 147 mijë vota 19 ulëse
LDK – 12.7% – rreth 111 mijë vota 15 ulëse
AAK – 7.1% – rreth 62 mijë vota 8 ulëse
LS – 5.1% – rreth 45 mijë vota 10 ulëse
KDTP – 0.75% – rreth 6,500 vota 2 ulëse
ADRIANA HODZIC – 0.74% – rreth 6,400 vota 1 ulëse
VAKAT – 0.68% – rreth 6 mijë vota 1 ulëse
RI – 0.46% – rreth 4 mijë vota 2 ulëse
IRDK – 0.40% – rreth 3,500 vota 1 ulëse
NDS – 0.33% – rreth 3 mijë vota 1 ulëse
JGP – 0.25% – rreth 2,200 vota 1 ulëse
PDAK – 0.25% – rreth 2,200 vota 1 ulëse

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera