Lajme

Kaq burra aplikuan për statusin e të mbijetuarve të dhunës seksuale

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 19 October 2019

Sipas raporteve të fundit thuhet se 18 burra dhe 242 gra aplikuan për statusin e të mbijetuarëve të dhunës seksuale.

Sipas Qendrës së Rehabilitimit të të Mbijetuarve të Torturës (QMKRT), thonë se vetëm në këtë qendër deri më tani kanë aplikuar mbi 260 të mbijetuar të dhunës seksuale, prej tyre janë 18 burra, ka raportuar për Ekonomia Online, Sebahate Pacolli-Krasniqi, menaxhere në këtë qendër.

“Deri më tani kanë aplikuar mbi 260 të mbijetuar të dhunës seksuale prej tyre janë 18 burra ta kem parasysh se edhe ky informacion nganjëherë mungon duket sikur shpesh herë ekziston informacioni që veç gratë edhe vajzat e kanë pas këtë përvojë të rëndë trumatike. D.m.th veç prej organizatës sonë janë këtë shifra”, tregoi ajo.

-Advertisement-

Nga numri i përgjithshëm i të mbijetuarve që kanë aplikuar për njohje të statusit, Pacolli-Krasniqi, theksoi se vetëm 128 prej tyre i është njohur ky status.

“Deri me tani 128 personave u është njohur statusi, prej këtyre që kanë aplikuar nga qendra jonë në nivel të Kosovës numrat janë më të mëdhenj, nuk mundem me fol me kompetencë se nuk i di të dhënat e sakta, por janë mbi 1000 që kanë aplikuar për t’iu njohur statusi”, u shpreh ajo

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera