Kapja e Prishtinës nga VV-ja, Kryeshefi i Ndërmarrjes Banesore kandidat për deputet
Autori: Gazeta inFokus
14:27 | 24 May 2017
Shumë herë Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar kundërshtarët politikë për politizim të Ndërmarrjeve Publike. Por, zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 11 qershor nxorën se edhe kjo parti ka politizuar ndërmarrjet në Prishtinë të cilat i ka nën menaxhim si parti që udhëheq me kryeqytetin.
Lëvizja Vetëvendosje e “ç’kapi” kompaninë “Ndërmarrja Publike Banesore” nga LDK-ja e cila kishte udhëhequr me këtë kompani për disa vite për ta “kapur” vetë.
Kryshefi Ekzekutiv i NPB-së, Nexhat Kryeziu i cili kishte shkuar në këtë Ndërmarrje si njeri jo-partiak është në listën e VV-së për deputet, shkruan lajmi.net.
Në listën e kësaj partie është futur edhe kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të NPB-së, Lazer Ndrecaj.
Nga kjo Ndërmarrje, në listë për deputete eshtë futur edhe Liridona Duli.
Lajmi.net ka mësuar se Duli, fillimisht ishte punësuar në NPB me kontratë për shërbime të veçanta (kontratë mbi vepër), ku ishte bërë asistente e Kryeshefit, Nexhat Kryeziu. Me pas, asaj i ishte rregulluar kontrata në të rregullt dhe kishte kaluar në sektorin e burimeve njerëzore.
Kujtojmë që kompletë menaxhmenti i Komunës së Prishtinës, duke përfshirë kryetarin dhe nënkryetarin janë futur në listë në garën për deputet. Ndërkohë, Komuna do të mbesë thuajse e mbyllur në çelës nga data 30 maj deri në 9 qershor për kaq kohë sa do të zgjasë fushata zgjedhore. /Lajmi.net/

T� tjera
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...





































