Lajme

Kapja e 613 kg kokainë, prokuroria sekuestron dokumentet e kompanisë së Arbër Çekaj

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 04 March 2018

Pas zbulimit të sasisë rekord prej 613 kilogramë kokainë, në njërin prej kontejnerëve, autoritetet urdhëruan që kontrollit t’i nënshtroheshin edhe dy të tjerët, pasi Arbri Garden kishte porositur në Kolumbi tre kontejnerë me banane, që mbërritën në Portin e Durrësit, në muajin shkurt dhe ishin të pritje të zhdoganimit.

Ngarkesat rezultuan të pastra, por autoritetet janë të rezervuara për të konfirmuar faktin nëse malli është tërhequr nga kompania apo ndodhet në Portin e Durrësit. Për momentin policia dhe prokuroria po vijojnë hetimet për të zbuluar se kush fshihet pas ngarkesës së madhe të drogës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera