Sport

Kapiteni Limani ka një porosi për tifozët e Dritës

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 09 July 2018

Kapiteni i Dritës, Ardian Limani mendon se prezenca e tifozëve gjilanas në ndeshje me Malmon nesër mbrëma do të jetë motiv shtesë për të dhe shokët e skuadrës në fushë.

Ai premton se Drita do ta japë maksimumin për t’i shpërblyer “Intelektualët” me lojë të mirë në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

“Është një fat i mirë për ne, të gjithë do ta lënë anash lojën e Botërorit për të ardhur në stadium. Prezenca e tifozëve tanë do të jetë motiv shtesë për ne, shpresoj të jenë në numër sa më të madh. Shpresojmë t’i shpërblejmë ata dhe ata të na japin përkrahje gjatë lojës. Kjo do të ishte shumë më e lehtë për ne”, u shpreh mbrojtësi i gjilanasve.

-Advertisement-

Ndeshja ndërmjet Dritës dhe Malmos do të zhvillohet nesër mbrëma në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, duke filluar nga ora 20:45.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera