Rozë

Kapiteni kombëtares gjermane tradhton të fejuarën, kapet duke u puthur me një biondinë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 17 June 2017

Kapiteni i ri i kombëtares gjermane, Julian Draxler, është kapur “mat” në një jaht luksoz, duke u puthur me një bionde, e cila nuk ka qenë e fejuara e tij.

Draxler ka qenë në Ibiza të Spanjës kur është fotografuar teksa puthej me modelen Linda Vaterl.

-Advertisement-

Edhe pse Kupa e Konfederatave nis të shtunën, për kapitenin ky do të jetë një nga rrugëtimet më të arta të karrierës së tij, por nga ana tjetër, atij do t’i mungojë fansja e përhershme, e fejuara Lena Stiffel, e cila e ka ndjekur me plot emocion në ndeshjet e tij me Kombëtaren.

Draxler dhe Lena janë së bashku që prej vitit 2009. Në vitin 2016, gjatë Kampionatit Evropian e fejuara e tij ka qenë në Francë, duke bërë tifo për të fejuarin e saj, i cili ishte pjesë e të rinjve të Kombëtares.

/Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera