Lajme

Kapiteni i Policisë së Kosovës diplomon në Akademinë Kombëtare të FBI-së

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 17 March 2023

Kapiten Blerim Salihu nga Policia e Kosovës ka diplomuar si pjesëmarrës i sesionit të 285-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së.

Diplomimi u zhvillua në Akademinë Kombëtare në Quantico, Virxhinia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 16 mars 2023.

Sesioni i 285-të ka qenë i përbërë nga ( 247) oficerë të zbatimit të ligjit nga 47 shtete dhe Distrikti i Kolumbisë, ku pjesëmarrësit kanë qenë punonjës të agjencive të zbatimit të ligjit nga 28 vende, katër organizata ushtarake dhe pesë organizata civile federale.

-Advertisement-

Akademia Kombëtare e FBI-së është ndër akademitë më të njohura ndërkombëtarisht për përsosmërinë e saj akademike dhe ofron trajnime të avancuara nga instruktorë me eksperiencë të gjatë në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera