Sport

Kapiteni i Liverpoolit zbulon momentet emocionuese pas finales së Madridit

Autori: Gazeta inFokus 20:52 | 21 November 2019

Liverpooli është kampion i Evropës për herë të gjashtë në histori të klubit, shkruan Gazeta inFokus.

“The Reds” trofeun e gjashtë të Ligës së Kampionëve e fituan këtë vitë, ku në finalen e Madridit mposhtën Tottenhamin me rezultat 2-0.

Jordan Henderson ishte futbollisti që e ngriti lartë trofeun më të çmueshëm për klube në Evropë.

-Advertisement-

Kapiteni i të ‘Kuqëve’ ka zbuluar momentet emocionuese pas triumfit në Madrid.

“Madridi, është paksa turbullirë. Isha shumë i emocionuar menjëherë pas vërshëllimës së fundit. Ajo ndjenjë nuk mund të përshkruhet, është ndjenja më e mirë në futboll. Çdo herë që shikon mbrapa rrënqethesh kur e kujton se sa e veçantë ishte”, tha fillimisht mesfushori anglez.

“Kjo është një arsye tjetër për neve të luftojmë që ta përjetojmë një gjë të tillë përsëri. Ngritja e trofeut ishte një nder i madh, sigurisht, por fitorja ishte më e rëndësishme, ajo që përjetuan djemtë, nënkupton shumë”, tregoi tutje Kapiteni i Liverpoolit.

“Të gjithë e kanë storien e tyre, por si kapiten unë e shoh se çfarë kuptimi ka pasur triumfi në Champions te njerëzit dhe pse. Edhe për stafin menaxherial, gjithashtu”, përfundoj Henderson për LFC TV./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera