Fokus

Kapiteni i Kosovës me fjalë të mëdha për FFK-në dhe Agim Ademin, “shpejt edhe ndonjë ekip kosovar mund të luaj në Champions”

Autori: Halil Berisha 22:01 | 12 October 2019

Kapiteni e portieri i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, ishte i ftuar n’Konak me Kosovë Gjocin, emision i gazetës inFokus.

Ujkani foli për vështirësitë që jo veç ai, por të gjithë lojtarët i patën në fillim, por që tash po bëhen ekip i cili po tmerron edhe kombëtaret më me traditë e më të forta në botë.

E Ujkani, meritë të madhe për këtë punë i len Federatës së Futbollit të Kosovës, e udhëhequr nga Agim Ademi.

-Advertisement-

Madje, sipas Ujkanit, me organizimet e mentalitetin që ka Federata, nuk do të ishte çudi që edhe klubet e Kosovës të marrin pjesë në garat më të forta në botën e futbollit, sikur Liga e Kampionëve.

“Unë shpresoj se me mentalitetin e Federatës si me organizimet që po i kemi, shpreson që edhe klubet ja nisin në atë drejtim, klubet me ja nisë me pas suksese në kualifikimet e Champions Liges e Europa Ligës, ëndrra jem mas pari është suksesin me Kombëtarën tonë me qu në Kampionatin Evropian ose Botëror sa ma shpejt, e pastaj me bo një ekip nga Liga e Kosovës që është e kualifikuar në Europa Ligë ose Champions Leage”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera