Sport

Kapiteni i Dritës shprehet optimist para ndeshjes me Sileksin

Autori: Gazeta inFokus 22:15 | 16 September 2020

Kapiteni i skuadrës së Dritës, Ardian Limani, në një konferencë për media ka folur para ndeshjes me Sileksin, shkruan Gazeta inFokus.

Ai ka thënë se janë përgatitur mirë fizikisht, atmosfera brenda ekipit është e mirë, si dhe ka shtuar se do të japin maksimumin për të arritur rezultat pozitiv.

“I kemi bërë të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje. E mira e jonë është se jemi në gjendje të mirë fizike sepse nuk jemi ndalur së punuari. Atmosfera është e mirë në grup dhe mezi po presim për këtë ndeshje. Do ta japim maksimumin dhe besoj në rezultate pozitive nga kjo ndeshje. Gjithsesi ne jemi gati për këtë ndeshje, do të bëjmë maksimumin. Futbollistët janë gati dhe besoj shumë në grupin e lojtarëve”, deklaroi Limani.

-Advertisement-

Ndeshja ndërmjet Sileksit dhe Dritës zhvillohet nesër mbrëma në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup nga ora 20:45.

Kjo përballje i takon rundit të dytë kualifikues për Ligën e Evropës dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në RTK.

Fituesi i këtij takimi do të ndeshet me Legian e Varshavës në Poloni./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera