Sport

Kapiteni i Dritës flet para sfidës ndaj Inter Escaldes në Ligën e Kampionëve

Autori: Erion Maliqaj 21:31 | 05 August 2020

Kapiteni i skuadrës së Dritës, Ardian Limani ka folur para sfidës parakualifikuese për Ligën e Kampionëve ndaj Inter Escaldes, ekip ky që luan në shtetin e Andorrës, shkruan Gazeta inFokus.

Ky takim mjaftë i rëndësishëm për të dyja klubet do të zhvillohet të shtunën nga ora 18:00 në Nyon të Zvicër.

Limani për Gazetën inFokus ka thënë se përgatitjet për këtë ndeshje po ecin mirë, derisa ka shtuar se janë në formë optimale.

-Advertisement-

Përgatitjet po ecin shumë mirë, dihet që kampionati sapo ka përfunduar dhe jemi në formë optimale. Kemi pasur një periudhë të shkurtë për tu përgatitur edhe në mënyrë taktike në bazë të kundërshtarit”, tha fillimisht mbrojtësi nga Gjilani.

Fotografia e LUMI PRESS 06

Ai tutje theksoi se atmosfera brenda skuadrës është e mirë.

Atmosfera brenda skuadrës është e mirë si gjithmonë dhe mezi po presim të përballemi me kundërshtarët tanë atje”, u shpreh Limani.

Për fund kapiteni i gjilanasve deklaroi se kanë besim dhe kualitet për ta kaluar këtë rund.

Ne kemi besim të plotë se do ta kalojmë këtë rund, mirëpo duhet ti qasemi me shumë seriozitet ndeshjes. Kualiteti në skuadër është i lartë dhe kemi gjasa të mira”, përfundoi Ardian Limani.

Drita do ta përfaqësoj Kosovën në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve, pasi u shpall kampione e Superligës për sezonin 2019/2020./Gazeta inFokus/

Fotografia e LUMI PRESS 06

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera