Sport

Kapiteni i Dritës flet para përballjes me Llapin

Autori: Magdalena Marniku 16:39 | 02 December 2020

Skuadra e Dritës është nikoqire e Llapit në ndeshjen e mbetur të javës së parë të mbetur të Superligës, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo sfidë nisë nga ora 13:00 dhe zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Para kësaj përballje për Gazetën inFokus, ka folur kapiteni i Dritës, Ard Limani, i cili duelin ndaj llapjanëve e ka cilësuar si shumë të vështirë, por ka thënë se do të hyjnë për fitore.

-Advertisement-

“Ndeshjen e nesërme e shoh si shumë të vështirë, sepse do të luajmë kundër një rivali që ka nevojë te madhe për pikë dhe për me tepër kanë shumë kualitet në skuadër. Megjithatë, nesër do të hyjmë që të vazhdojmë me fitore dhe të tregojmë një lojë të mirë, siç treguam në ndeshjen e fundit”, ka deklaruar Ardian Limani.

Drita përpara këtij ballafaqimi renditet e dyta me 32 pikë, kurse Llapi zë pozitën e nëntë me 11 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera