Sport

Kapiteni i Drenicës paralajmëron Prishtinën para sfidës në ’Fadil Vokrri’

Autori: Gazeta inFokus 21:06 | 01 July 2020

Kapiteni i skuadrës së Drenicës, Azem Bejta ka folur para sfidës ndaj Prishtinës që zhvillohet të premten në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet, shkruan Gazeta inFokus.

Bejta në një prononcim për Gazetën inFokus ka thënë se në kryeqytet shkojnë për një rezultat pozitiv.

Edhe pse Prishtina ka një skuadër shumë të fortë dhe është në formë të mirë, ne do të shkojmë në kryeqytet për të marrë një rezultat pozitiv, pasi nuk ka ma vend për gabime. Deri në fund i kemi edhe gjashtë finale dhe do të japim edhe atomin e fundit për të arritë qëllimin”, deklaroi Azem Bejta.

-Advertisement-

Drenicën ndaj Prishtinës do ta drejtoj ndihmës-trajneri, Brahim Vojvoda, pasi Gani Sejdiu ditë më parë ka dhënë dorëheqje./Gazeta inFokus/

Fotografia e Mergim Murtezaj

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera