Sport

Kapiteni i Çekisë komenton mungesën e Muriqi, ja çfarë thotë

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 13 November 2019

Vladimir Darida, kapiteni i Republikës Çeke është paraqitur në konferencë së bashku me trajnerin e tij, para përballjes së nesërme ndaj Kosovës.

Darida ka komentuar edhe mungesën e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqit.

Darida u shpreh se mungesa e Muriqit nuk do të jetë problem i madh për Kosovën, pasi që Kosova ka mundësi ta zëvendësoj atë edhe më ndonjë sulmues tjetër, që mund të jetë aq i rrezikshëm sa Muriqi.

-Advertisement-

“Dje e kam marr vesh që nuk do të luajë Muriqi. Ai është zëvendësuar nga një sulmues tjetër po ashtu i fuqishëm. Për Kosovën nuk besoi që do të jetë ndonjë problem i madh mungesa e Muriqit. Goli dytë që kemi marr ndaj Kosovës ka qenë një gabim i joni. Kemi mësuar nga gabimet tona në ndeshjen e parë. Besoj që nuk do të gabojmë dhe të luajmë më mirë për të fituar. Rashica ka kualitet dhe është i rrezikshëm për ne. Nuk do të përqendrohemi vetëm të Rashica por të e gjithë skuadra”, ka deklaruar Darida.

Ndeshja mes Çekisë dhe Kosovës zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera