Kapi për fyti policen në Prishtinë, e akuzuara nuk paraqitet në gjykatë
Autori: Gazeta inFokus
11:47 | 06 Dhjetor 2021
Në mungesë të akuzuarës Xh.D, ka dështuar të nis gjykimi në rastin ku ajo po akuzohet se në gusht të 2017-ës, sulmoi policen A. Gj- B brenda stacionit policor, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Lidhur me mungesën e të akuzuarës gjykatësi i rastit Adnan Kamberi deklaroi se gjykata më 17 nëntor 2021, ka përsëritur urdhëresën për verifikim të adresës dhe dorëzim të ftesës, mirëpo sipas tij, deri në kohën e mbajtjes së kësaj seance nga Stacioni Policor “Qendra” në Prishtinë nuk ka ndonjë konfirmim lidhur me ekzekutimin e urdhëresës së gjykatës.
Tutje, sipas gjykatësit Kamberi lidhur me sigurimin e prezencës së të akuzuarës në seancën e radhës gjykata do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme konform dispozitave ligjore pasi që të pranoj përgjigjën me shkrim nga Stacioni Policor “Qendra”.
Ndryshe, të pranishëm në këtë seancë ishin prokurori Besnik Jakupi dhe e dëmtuara.
Me qenë se nuk u plotësuan kushtet për mbajtjen e shqyrtimit fillestar, seanca e sotme është shtyrë, kurse ajo e radhës mbetet e pacaktuar.
Sipas aktakuzës së ngritur më 26 shkurt 2018, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Xh.D po akuzohet më 18 gusht 2017, në rrugën “Luan Haradinaj”, në stacionin policor Qendra, derisa e dëmtuara ishte ndaluar sipas urdhëresës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë- Departamenti për të mitur, e njëjta e ka sulmuar rreshteren, tani të dëmtuarën A.XH.
Aktakuza thotë se, gjatë komunikimit në mes të akuzuarëni dhe të dëmtuarës e cila ishte në kryerje të detyrës zyrtare, e akuzuara fillon të bërtas dhe ta ofendojë e pastaj papritmas ngritët nga karrigia dhe tenton ta kapë për fyti me të dy duart të dëmtuarën.
Tutje, aktakuza thotë se me këtë, e pandehura i shkakton lëndime të lehta trupore, disa gërvishtje me thonj në anën e majtë të qafës.
Me këtë, Destani po akuzohet se ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare” nga neni 410, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

T� tjera
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...






























