Lajme

Kapet propaganduesi i Putinit te “Adem Jashari”, tregon se çka po bënte

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 16 December 2019

Andrey Kondrashov ka ka thënë se qëllim i vizitës së tij në Kosovë është realizimi i një dokumentari për takimet e amerikanëve dhe rusëve në Kosovë. Ekipi i tij po xhironte pa leje nga autoritetet në zonën e aeroportit “Adem Jashari”

“Jam këtu për një dokumentar për takimet që rusët i kanë pasur me amerikanë në Kosovë”, ishte përgjigja e këtij rusi, kur u pyet nga ekipi i RTK-së për qëllimin e vizitës së tij në Kosovë.

Ky është Andrey Kondrashov, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i rrjetit televiziv shtetëror rus VGTRK si dhe një nga njerëzit kryesor të propagandës së presidentit rus, Vladimir Putin.

-Advertisement-

Kondrashov bashkë me një ekip prej 5 personave dje kanë hyrë në Kosovë përmes aeroportit Adem Jashari me procedurë të rregullt me vizë shengen dhe me një autorizim gjoja nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Mëngjesin e sotëm ata ishin nisur drejt aeroportit që të filmon gjoja për një dokumentar televiziv, por dyshimet janë se ai nën petkun e gazetarit ka qëllime që të mbledhë informacion të ndjeshëm, i cili mund ta dëmtojë sigurinë e Republikës së Kosovës.

Ekipi i Radio Televizionit të Kosovës është takuar me Kondrashovin dhe e ka pyetur se cili është qëllimi i vizitës që po i bëjnë Kosovës.

“Kemi ardhur në Kosovë që të realizojmë një film dokumentar për Kosovën për takimet e rusëve dhe amerikanëve në Kosovë”, thotë Kondrashov.

Pas prononcimit të Kondrashov për RTK-në, në vendin e ngjarjes dolën edhe Policia e Kosovës.

Komandanti i Policisë së Kosovës në Aeroport, Shpend Maliqi, personin që shoqëronte Kondrashovin e ka pyetur se a kanë leje që të xhirojnë në zonën e Aeroportit, por këta të fundit nuk posedonin një leje të tillë.

Në këtë video ekskluzive të RTK-së, ai madje e përmend edhe zyrtarin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për të cilin thotë se ia ka lëshuar autorizimin.

RTK e ka kontaktuar Yll Vallën dhe ai as që është në dijeni të një rasti të tillë. Kondrashov kishte ardhur me dokument të falsifikuar në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Propaganduesi i Putinit: Erdhëm në Kosovë për ta bërë një dokumentar për Adem Jasharin

Pas verifikimit të dokumentacionit, Policia e Kosovës ekipit të gazetarëve rusë iu dha urdhër që te mos filmojnë dhe largohen nga zona e aeroportit.

Zona e aeroportit Adem Jashari si duket është tepër me rëndësi për një nga njerëzit kryesorë të presidentit Rus, Vladimir Putin, pasi që pavarësisht urdhrit të Policisë së Kosovës ata përsëri insistuan që të filmojnë.

Kondrashov është zëvendësdrejtor i përgjithshëm i rrjetit televiziv shtetëror rus, VGTRK.

Ka qenë udhëheqës i programit Vest Nedeli (Lajmet e Javës), ndërsa në janar të vitit 2018, ai është bërë zëdhënës i selisë së fushatës elektorale të presidentit rus, Vladimir Putin.

Gazeta britanike “Mirror” kishte botuar një artikull vitin e kaluar, ku pikërisht Andrey Kondrashov paraqitej si shefi i propagandës së Putinit për zgjedhjet në Rusi.(https://ëëë.mirror.co.uk/neës/politics/russia-trolls-uk-putin-aide-12213112.amp?fbclid=IëAR3KEZcJt6I0ZSFbclTC64jkiGfONëAdbyb9M34mNni_UjHzmado4HD7MAM)

Ai është autor i disa filmave dokumentarë, përfshirë edhe filmin “Krimea, rruga për atdhe”, i cili përqendrohet në ngjarjet e vitit 2014, gjatë aneksimit të Krimesë. Ky film paraqet një intervistë të gjatë me presidentin rus, Putin.

Kondrashov ishte edhe në mesin e gazetarëve të dekoruar nga presidenti rus, Putin për mbulimin “objektiv” të ngjarjeve në Krime.

Në shtetin e Moldavisë Kondrashov është person non-grata.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera