Lajme

Kapet një qytetar në flagrancë duke e fotografuar votën

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 17 October 2021

Vëzhguesit e Listës së Pavarur, Bekim Jashari, pretendojnë se kanë identifikuar raste të tentimit të manipulimeve në procesin zgjedhor.

Sipas tyre, në fshatin Runik, është shënuar një rast i blerjes dhe fotografimit të votës, me ç’rast personi në fjalë është arrestuar nga Policia dhe rasti ka përfunduar në prokurori.

“Nuk mund të ndryshohet vullneti i qytetarëve të Skenderajt përmes veprave të tilla penale, andaj bëjmë apel tek qytetarët që të mos bien viktimë e individëve dhe veprave të tyre anti demokratike dhe anti-ligjore sepse pasojat në fund do t’i barten vetë qytetarët pasi që dënimet për manipulim të procesit zgjedhor, shitblerjes dhe fotografimit të votës sipas legjislacionit në fuqi është vepër penale dhe dënohet me burgim”, thuhet në komunikatën e kësaj liste.

-Advertisement-

Lista e Pavarur bënë thirrje për të gjitha subjektet politike në Skenderaj që të kujdesen për mbarëvajtjen e rregullt të procesit zgjedhor dhe të respektojnë vullnetin e lirë të qytetarëve./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera