Lajme

Kapet një grua me 11 kilogramë argjend në Aerportin e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 08:49 | 09 October 2021

Dogana e Kosovës ka njoftuar se kanë parandaluar futjen e 11 kilogramëve stoli të argjendit në pikë kalimin kufitar të aeroportit.

Sipas Doganës, kjo sasi e argjendit është gjetur btek një udhëtare që vinte nga Turqia.

“Njesitet Antikontrabande kanë ushtruar kontrolle tek udhetarët të cilët udhëtonin nga Turqia përmes Aeroportit Nderkombetar të Prishtines ku rreth orës 23:30 është selektuar një udhëtare e dyshuar për kontrolle detaje. Pasi që pala ka hyr në kanalin e gjelbërt është selektuar për skanim të valigjes dhe kontrolle, në njërën nga valigjet e saj përmes skanerit është verejtur se ka mallra të cilat nuk jane deklaruar në doganë dhe pas verifikimit është konstatuar se ka stoli argjendi të padeklaruara”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Këto stoli janë konfiskuar, derisa ndaj udhëtares ka filluar procedura e rregullt kundërvajtëse.

“Gjithsejt stoli argjendi 11.2 kg (unaza, vath, qafore, hallka dore, zingjire dore dhe qafe etj). Të gjitha mallrat janë konfiskuar ndaj udhëtares ka filluar procedura e rregulllt kundërvajtëse”, ka njoftuar Dogana.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera