Lajme

Kapet në pikën kufitare në Morinë 35-vjeçari kosovar, kërkohet nga Gjermania për “vjedhje”

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 24 September 2020

Morinë, Kukës

Policia Kufitare kap dhe vë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Gjermania.

Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimin në shtetin gjerman.

-Advertisement-

Në hyrje të pikës së kalimit kufitar të Morinës, shërbimet e policisë kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

N. B., 35 vjeç, banues në Vinarc, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Dortmundit, Gjermani, ka lëshuar ndaj tij urdhër arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në Konventën Evropiane të Ekstradimit të vitit 1957.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera