Lajme

Kapet në flagrancë kosovari që me mbi 8 mijë euro kaloj ilegalisht kufirin Serbi – Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 17 November 2021

Njësitet patrulluese të kufirit kanë zënë në flagrancë një burrë nga Kosova i cili duke poseduar edhe një shumë parash prej mbi 8 mijë euro kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi – Kosovë.

Sipas policisë i njëjti nuk posedonte as një dokument për prejardhjen e parave, dhe pas intervistimit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt, shkruan Gazeta Infokus.

Raporti i plotë:

-Advertisement-

“KALIM ILEGAL I KUFIRIT

Fsh. Postenje, Leposaviq 16.11.2021-12:00. Njësiti patrullues ka ndaluar një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, i cili kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë. Gjatë kontrollit tek i  dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar 8205 € dhe 400 dinar serb pa dokument lidhur me prejardhjen e parave. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt”./Gazeta Infokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera