Lajme

Kapet duke futur armatim në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 12 December 2018

Dje në Vërmicë është arrestuar një person pasi u zu duke kontrabanduar municion nga Shqipëria për në Kosovë, transmeton Gazeta inFokus.

Atij iu gjetën rreth 720 copa municion (fishekë) të kalibrit 7.62 mm, ndërkaq pas kontrollimit të shtëpisë së tij, i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 e prishur, njofton policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedure të rregullt./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera