Lajme

Kapet në flagrancë duke kontrabanduar cigare

Autori: Islam Morina 11:44 | 31 October 2020

Policia e Kosovës ka kapur në flagrancë një të dydhuar në Fushë Kosovë derisa po kontrabandonte cigare shkruan Gazeta inFokus.

Të dyshuarit i janë sekuestruar 350 pako me duhan dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt nga ana e prokurorit.

“Gjatë kontrollimit të veturës me targa vendore pronë e të dyshuarit mashkull kosovarë janë gjetur 350 pako (tabak) duhan. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor ku është intervistuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, shkruan raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera