Lajme

Kapet në flagrancë burri në Mitrovicë, po tentonte të fuste në Kosovë ilegalisht 8 sirianë

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 18 July 2022

Një person është arrestuar në fshatin Kçiq të Mitrovicës pasi që dyshohet për kontrabandë me emigrant, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, thuhet  gjatë kontrollimit të veturës, personit i është gjendur tetë persona të huaj nga Siria brenda veturës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që njësitet policore gjatë kontrollit në veturën të cilën ishte duke e drejtuar në rrugën nacionale (Prishtinë-Mitrovicë), kanë hasur në tetë (8) persona shtetas të huaj nga Siria, pa dokumente identifikuese”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa shtetasit e huaj 8 Sirian i janë dorëzuar DMH-së, për procedura të mëtejme./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera