Lajme

Kapet mat Avdullah Hoti në Podujevë

Autori: Islam Morina 21:49 | 23 November 2020

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka reaguar për shkeljen e masave anti-Covid nga vet qeveritarët që i kanë nxjerrë ato, raporton Gazeta inFokus.

Ai ka thënë se masat anti-Covid vlejnë për qytetarët të cilët gjobiten çdo ditë për mos respektim të tyre, por ato nuk vlejnë për kryeministrin Avdullah Hoti e ministrin Agim Veliu.

Sot është mbajtur fushata elektorale në Podujevë dhe kryeministri Avdullah Hoti e ministri Agim Veliu, kanë parakaluar rrugëve të këtij qyteti së bashku me dhjetëra qytetarë të tjerë, kur në fuqi është ende masa që ndalon grumbullimin e më shumë se 5 qytetarëve në sheshe publike.

-Advertisement-

Me veprimin e  sotëm kryeministri Avdullah Hoti e ministri Agim Veliu, kanë shkeluar 4 masa për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Postimi i plotë i Miftarajt:

“Kur ligjin e bon Maliqi! Masat e Qeverisë Hoti ende janë në fuqi lidhur me parandalimin e Pandemisë COVID-19. Por këto vlejnë vetëm për qytetarët e thjeshtë të cilët në baza ditore dënohen nga Policia dhe agjencitë që e zbatojnë ligjin.
Këto masa nuk vlejnë për Kryeministrin Hoti, Ministrin Veliu dhe qeveritarët në pushtet. Këta janë mbi ligjin.
Qe disa foto që e vërtetojnë se si Hoti dhe Veliu janë mbi ligjin dhe shkelin masat më poshtë që janë në fuqi.
Marre, marre, marre.
P.S. Normal që i shkarkojnë drejtorat në Polici, ATK dhe Doganë. I caktojnë militantat në këto pozita që janë lojal ndaj shefit dhe jo ndaj ligjit.
Disa nga masat në fuqi që janë shkel sot në fushatën në Podujevë.
12. Ndalohet grumbullimi i qytetarëve prej më shumë se 5 personave në sheshe publike, parqe dhe vende publike, me përjashtim rasteve të lejuara me këtë vendim.
13. Ndalohen të gjitha tubimet publike, përfshirë seminaret, punëtoritë, dasmat dhe ahengjet familjare, ceremonitë dhe veprimtaritë fetare (përveç familjes së ngushtë), si dhe çfarëdo forme tjetër e organizimit me përjashtim të rasteve të lejuara me këtë vendim.
27. Obligohet Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse të mbikëqyrin zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në zbatimit të Ligjit Nr.07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.
28. Për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore sipas Ligjit Nr. 07/l-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Miftaraj në Facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera