Lajme

Kapet infermierja që s’ bënte vaksina/ Itali, në këmbim të pagesës infermierja nuk bënte vaksina dhe jepte green pass

Autori: Gazeta inFokus 07:12 | 18 January 2022

Policia italiane tha se ka ndaluar një skemë vaksinimesh të rreme me të cilat persona me bindje anti-vaksinë merrnin dokumentin ‘green pass’ në Palermo.

Një infermiere italiane hiqej sikur u bënte injeksionin aktivistëve anti-vaksina në mënyrë që ata të merrnin “çertifikatën shëndetësore”, që kërkohet në vend.

Hetuesit përdorën një kamera të fshehtë për të regjistruar 58-vjecaren që punon në një qendër vaksinimi në kryeqytetin e Siçilisë. Në pamjet e publikuara gruaja shihet që mbush shiringën dhe më pas e zbraz atë në një garzë para se të hiqej sikur e injekton në krahun e ‘pacientit’.

-Advertisement-

Policia tha se në këtë mënyrë ajo kishte vepruar dhe me vaksinën e saj, prandaj u arrestua me akuza falsifikimi dhe përvetësimi të jashtëligjshëm. Kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë ndodh në Itali teksa disa infermierë dhe doktorë janë ndaluar për dhënie të dozave të dyshimta të vaksinimit muajt e fundit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera