Lajme

Kapet duke marrë para për caktimin e terminit

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 07 June 2017

Një person është arrestuar nga policia e Kosovës pasi është kapur në flagrancë duke marrë para për caktimin e terminit për vizë.

Sipas Policisë së Kosovës i dyshuari ka marrë 10 euro për të caktuar terminin për pajisje me vizë italiane, transmeton Infokusi.com

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./INFOKUSI

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera