Lajme

Kapen refugjatë nga Siria dhe Iraku, policia i grumbullon në Babrru

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 03 June 2018

Policia shqiptare ka ndaluar 5 refugjatë vetëm gjatë 24 orëve të fundit në pikat kufitare të vendit. Në Tiranë është ndaluar shtetasi me inicialet B.G 44 vjeç, banues në Irak, i cili ka hyrë ilegalisht nga kufiri pranë Kakavijës.

Pas ndalimit ai është dërguar në qendrën e refugjatëve dhe azilkërkuesve në Babrru.

Po ashtu nga policia e Tiranës janë ndaluar tre shtetas të moshave 18, 26 dhe 20 vjeç nga Siria që gjithashtu kanë hyrë ilegalisht në Shqipëri nga kufiri në afërsi të Kakavijës.

-Advertisement-

Edhe këta persona janë dërguar në qendrën e strehimit në periferi të Tiranës.

Ndërkohë shërbimet e përbashkëta të kufirit shqiptaro-malazez në Muriqan kanën shtetasin me iniciale Y.D 28 vjeç nga Siria i cili kërkoi azil dhe u dërgua në qendrën pritëse në Babrru.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera