Lajme

Kapen me 370 kg duhan, arrestohen katër ferizajas

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 04 August 2020

Në mesditën e djeshme në Ferizaj janë arrestuar katër persona, kjo pasi që janë kapur duke kultivuar duhan refuz.

Policia ka njoftuar se pasi ka kontrolluar shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, kanë gjetur 370 kilogram duhan dhe një makinë për grirjen e duhanit.

“Lidhur me rastin në stacion policor janë shoqëruar 4 të dyshuar të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thekson policia.

-Advertisement-

Në këtë aksion policia ishte e shoqëruar edhe nga zyrtarë të Doganës së Kosovës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera