Kapen me kanabis, arrestohen dy polakë dhe një zviceran
Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 09 September 2017
Një sasi prej 24 kg e 412 gr lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga Policia Kufitare në Qafë-Thanë, ndërsa janë vënë në pranga tre shtetas të huaj.
Mësohet se në dy raste të ndara janë vënë në pranga dy polakë dhe një zviceran, ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim nga policia. Të arrestuarit janë Jozef Drynda, 23 vjeç dhe babai i tij Mikolaj Drynda, 47 vjeç. Si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetases S.H, 25 vjeçe të tre banues në Poloni, kjo e fundit si bashkëpunëtore e dyshuar në këtë vepër penale me dy shtetasit e mësipërm, për të cilën për shkak të hetimeve nuk mund të jepen të dhëna të tjera.
Më datë 08.09.2017, shtetasi Jozef Drynda është paraqitur në dalje me automjetin tip “Volksëagen” me targa OKL30821 me të cilin udhëtonte së bashku me babain e tij.
Nisur nga dyshimet e shfaqura se në këtë mjet mund të ishte fshehur lëndë narkotike shërbimet e Policisë Kufitare, bënë përzgjedhjen e tij për verifikim në vijën e dytë. Gjatë kontrollit të detajuar përfshi edhe procesin e skanimit të kryer në bashkëpunim me Doganën, konkretisht në pjesën e poshtme të sediljes së pasagjerit, si edhe tek shasia e mjetit poshtë dyshemesë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale : 69 pako me peshë 24 kg e 400 gram lëndë e dyshuar si narkotike kanabis sativa.
Gjithashtu shërbimet e Policisë Kufitare, kanë konstatuar edhe një rast tjetër, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit zvicerian Gabrijel. L, 28 vjeç. Pasi gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë të mjetit të tyre tip “BMË” me targa ZG42268, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 gram lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa./Top Channel/
Të tjera
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...