Lajme

Kapen hajnat që vodhën 5000 euro në një barnatore të Prizrenit

Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 28 January 2020

Njësiti i Hetimeve Rajonale në Prizren ka arritur të identifikojë dhe zbulojë kryerësit e veprave penale të grabitjes.

Rasti ka ndodhur në këtë muaj në një barnatore në qytetin e Prizrenit ku persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kishin arritur të grabisin një sasi të parave në vlerë rreth 5000 euro.

Hetuesit e rajonit të Prizrenit kanë siguruar prova dhe dëshmi në lidhje më këtë ngjarje, ku fillimisht e kanë gjetur kasafortën e cila ishte e vjedhur dhe pas identifikimit të personave të dyshuar të njëjtit i ka ballafaquar me provat ku edhe e kanë pranuar se e kanë kryer veprën penale të grabitjes.

-Advertisement-

Në këtë rast dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar personat e dyshuar si plaçkitës:

B.G mashkull i lindur në vitin 1994
L.B mashkull i lindur në vitin 1989 dhe
E.K femër e lindur në vitin 1995
Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje në afat prej 48 orë. Me rastin po merren hetimet rajonale në Prizren të cilët ndaj të dyshuarve do të përpilojnë kallëzim penal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera