Uncategorized

Kapen me gjysmë kg kokainë, armë dhe para, 3 në pranga

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 26 September 2017

3 persona janë vënë në pranga nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Pas informacioneve të siguruara ato kanë goditur një rast të drogave të forta në një operacion të koduar “Segmenti”.
Në pranga janë vënë Laurian Malko, 32 vjeç, banues në Durrës; Elmaz Gjepali, 29 vjeç, banues në Gjepalaj të Shijakut dhe Mirvete Tupi, 47 vjeçe, banuese në Durrës.
Ata janë kontrolluar një ditë më parë në lagjen Nr.14 në Shkozet dhe me vete iu është gjetur rreth 0.5 kg kokainë, një pistoletë tip Ekol Special (zhurmuese) dhe një krehër; vlera monetare në lekë dhe Euro si dhe 4 celularë.
Nga hetimet mësohet se Elmaz Gjepali siguronte kokainën të cilën ia kalonte Mirvete Tupit. Kjo ia jepte drogën Laurian Malkos i cili e shiste. Nëse kokania e kapur do të shitej vlera e saj në treg do të shkonte rreth 50 mijë €.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera