Lajme

Kapen duke luajtur bixhoz, arrestohen tre persona në Skenderaj

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 26 January 2022

Tre persona janë arrestuar të martën në fshatin Likoc të Skenderajt nën dyshimin për organizim të lojërave të fatit, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë konfiskuar katër TV, një shtëpizë, një tastierë dhe një printer kompjuteri.

Gjithashtu është bërë e ditur se të arrestuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

“Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera